Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritLumni Nimani -Vjeshtë moj nuse

Lumni Nimani -Vjeshtë moj nuse

Vjeshtë, moj nuse e praruar,
Ç’ke që rri me fytyrë të ngrysur?
Mos me dimrin je zemëruar,
Fustanbukurin ta ka grisur.

Hatër shumë më ka mbetur
Për fustanin me shumë hijeshi;
E ka mbërthyer bora e hedhur,
S’i vjen keq, nuk shpreh ndjesi.

As te kroi, nën trëndafile,
Nuk rrinë më në hije t’lajthisë;
Si zanë mali, ajo syjeshile,
Me djalëmirin e Dardanisë.

Vjeshtë, moj nuse fustanbukur,
Prej nga vjen gjithë kjo ëmbëlsi?
Ngrije ballin lart, si flutur,
Pak nga fiqtë e nga rrushi i zi.

Si dem i çmendur, dimri turret,
Zbret prej malit me stuhi;
I fryn veriut, çirret, mburret,
S’duket tjetër veç bardhësi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT