Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritIsmail Kadare- Në kohën kur të desha

Ismail Kadare- Në kohën kur të desha

Në kohën kur të desha,
Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë.
Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij,
Mbulonte Pompeun me periferitë.

Por koha shkoi.
Tani lava e ftohur,
Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave.
Ndërsa mendimet për ty,
Plehërojnë rreshta poezish të kthjellëta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT