Si dy të huaj, qëndrojmë përballë,
Në sytë e tu nuk ka më mall.
Nuk është ajo dëshirë e fshehtë,
Që dikur e shfaqje lehtë.
Shoh një vështrim të tjetërsuar,
Si mundesh vallë të kesh ndryshuar?
A ndoshta unë s’të paskam njohur,
Kjo zemra jote, ka qenë e ftohur.
Gjaku që të rrjedh në vena,
Të paska ngri çdo fjalë e ndjenja.
Dhe zjarrin që digjte dikur,
E paskam ndez veç unë mor burrë.
