Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritPANAJOT BOLI-NUK VDIQ ULLIRI I GJYSHIT

PANAJOT BOLI-NUK VDIQ ULLIRI I GJYSHIT

Kur isha fëmijë mendoja se gjyshi im s’do të vdiste kurrë
Po një ditë shkurti, pa ardh pranvera,shpresa u shkermoq
Ai mbylli befas sytë e unë thoshja se merr një sy gjumë
Ah, këtë vit,edhe ulliri i madh mbi shtepinë seç m’u dogj

Nuk e dija kaq katil zjarrin,në tokë gërmoi t’i djeg rrenjet
Tamam katil si vdekja që mori fshehur edhe gjyshin tim
Po u çudita sot kur pashë në gërmadhen e zëzë të ullirit
Shperthyen papritur të brishta,plot hije,ca filiza gjelberim

Filizat mbulojnë plagën e zgavrës dhe zgjaten drejt diellit
-Ne , ullinjtë, jemi si feniksi, nga hiri dalim prapë të gjallë
Keshtu mendoja fëmijë, gjyshi e ulliri s’do të vdesin kurrë
Vertet, ringjallja e ullirit mos është amaneti i gjyshit vallë?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT