Nëna nuk ka moshë,
është dritë që nuk venitet kurrë,
prania e saj na jep forcë,
përqafimi i saj shëron plagë
që askush tjetër nuk mund t’i shërojë.
Nëna është fillimi i çdo rruge
dhe mbështetja në çdo hap të jetës sonë.
Ajo jep pa kërkuar asgjë në këmbim,
duke e kthyer dashurinë në mision
dhe jetën në përkushtim.
Për ne, ajo është pasuria më e madhe,
thesari që nuk matet me fjalë apo me kohë,
por me zemër.
E tillë është nëna…thesar!
