Wednesday, January 21, 2026
BallinaSportTri klubet që e kanë Xabi Alonson në listën e tyre të...

Tri klubet që e kanë Xabi Alonson në listën e tyre të ngushtë

Trajneri spanjoll ndodhet aktualisht pa ekip pas largimit të tij nga Real Madridi.

Etapa e shkurtër dhe e trazuar e Xabi Alonsos në “Santiago Bernabeu” ka marrë fund në mënyrë të papritur.

Tekniku nga Tolosa nuk arriti të harmonizojë idetë e tij në një dhomë zhveshjeje të përçarë dhe as të sigurojë mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit madrilen.

Megjithatë, pavarësisht këtij episodi negativ në Spanjë, reputacioni ndërkombëtar i Alonsos mbetet i paprekur falë punës së shkëlqyer të bërë më herët në Gjermani.

Klube të mëdha të Evropës si Manchester City, Liverpool dhe Bayern Munich po ndjekin me vëmendje hapat e tij të ardhshëm.

Sipas së përditshmes AS, këta gjigantë e shohin strategun bask si figurën ideale për të udhëhequr projektet e tyre afatmesme./Insajderi org/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT