Je i yni,jo i huaj,
Ti je Arbër,je Shqiptar,
Kryetrim i kryetrimave,
prijës i shqiptarisë mbarë.
Gjithëkush ty të lakmon,
historikisht të ka lakmuar,
të fitojnë nam e famë,
historinë kanë ndryshuar.
Greku thotë: Është i yni.
Edhe serbi gjithashtu,
je shqiptar e bir shqiptari,
vendi yt është këtu.
Arbërinë lartësove,
me forcën e mençurinë,
fatkeqësi ish për kto troje,
vdekja jote, për njerëzinë.
Sot me ty të gjithë shqiptarët,
ballëlart mburren,krenohen,
në çdo cep të globit mbarë,
buste ngrihen,këngë këndohen.
