Të flasësh për lartësinë në takat e mia,
të matësh distancën mes asaj që jam,
të shikosh si unë ëndrrat që fsheh hija,
një jetë e lënduar thjesht kërkon kurban.
Çdo hap i peshuar kohës i rëndon,
trupi mban gjithçka që shpirti se thotë,
s’di pse ora s’ikën, aq shumë po vonon,
cfarë është fati im më tej në k’të botë
Mos gjykoni kurrë lukun e një gruaje,
pa lexuar ju vitet që ajo ka fshehur,
jeta nuk ështe thjesht, si këst i një huaje,
po cirk rrotullimesh në vetvete shprehur.
