Mes sysh kaltërt…qielli,
fjollë-bardhat mysafire,
buzëqeshur përtej Dielli,
shteg i vrejtur hon delire…
Pambarim…cak-qetësia,
prit-përcjell…bubullima,
valle reshë…bij dhe bija,
zemër Dimrit…vetëtima…
Lart mendimi turbulluar,
torbë mërzie ngelur larg,
mjergullimi shkon hutuar,
gjen folenë vlim mbi varg.
..
Varg më varg nga një fjoll,
germëzon…gjurmë të saj,
vetull qiejshë…pritja njollë,
qarë dhe qeshur…si në faj…
