Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Sa herë…

Mimoza Lazaj-Sa herë…

Sa herë jeta
më përplasi fort,
sa herë buzën kafshoja
nga dhimbja,
sa herë netët me lot
në sy i kaloja,
sa herë binte bota,
ishte e egër…

Sa herë janë munduar
të më ulnin,
sa herë donin të më përulnin,
sa herë rrëzohesha
në tokë, e vrarë shpirtërisht,
sa herë me vete thoja:
A do mundem t’ia dal
një ditë?

Sa herë luftoja dhe përfytësohesha
me dallgët e jetës,
qaja, pushoja dhe ngrihesha
përsëri…

Sa herë lëndohesha
dhe arrija fundin…
Sa e sa herë njerëzit
nuk më kuptonin,
sa herë jam gdhirë pa ngrënë,
sa herë urinë e ndjeja
dhe nuk bëja zë…

Sa herë, sa herë dhimbjet e mia
s’kishin fund…
Në korridoret e spitaleve
lotin e kapërdihej rëndë.

Sa herë, o jetë, më godite,
sa herë, sa herë, sa herë…
por nuk më përkule asnjëherë.

U ngrita dhe fshija lotët e vetmuar
në botën e ndyrë,
mes ujërve dhe çakenjve
që nuk ngopeshin duke të parë
të rrënuar…

Sa herë thosha: Nuk mundem,
nuk mundem, nuk mundem,

por u ngrita mes dhimbjesh
dhe lotësh
për ta jetuar jetën dyfish…

Sa herë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT