Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritPoezi nga Lindita Prenga

Poezi nga Lindita Prenga

Në dreq shkoftë hipokrizia
urrejtja, sherri, pabesia.
Në dreq gangrena që krahët pertijnë
skamja, vuajtja, lulëkuqja mbi varfërinë.
Oshëtinë epokave lëngon me ofshamë
shtratin e mbushi plotpërplot me lot.
E sot këtij shekulli moderrn shpirtë-kazëm
i përqesh pararendja me kohën nuk matet dot.
Në dreq shkofshin iluzionet
predikimet paradoksale spontane.
Mjerimi është ulur këmbëkryq mbi njomëzakët
është bërë shtrat i vuajtjes mjerane.
Gjithësisht kur gurët thërmohen me dhëmbë
duart të ndjekin si hije motmotesh.
Zemrat dridhen sikur ndjellin gjëmë
fetë nuk dinë të fjalosen mund-kohës.
Në dreq shkofshin ëndërrat pa ngjyra
u djegshin në ferr me ide predikimesh.
Dhe ju o njerëz që mbani dy fytyra
do dridheni prej mëkateve do digjeni lëngimesh.
Jeta u përtërijë nga ndjenja e dashurisë
u magjeps nga skutat e errta të pabesisë.
Në ardhtë dita e të mbretëroi lumturia
dhe dreqi do tallet me mendjen e njerezisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT