Monday, February 9, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Do jem unë mrekullia

Gjelina Maçi Keci-Do jem unë mrekullia

U arratis dimri i acartë nga janari,
na la në makth, të mbetur mes nesh.
Nuk e paska kuptuar ende i marri:
nëse kërkon luftë, luftë do të gjejë.

Unë desha agun ta kem kitarë në gji,
me të të bëj muzikë çdo çast, çdo ditë.
Do gërmoj thellë, deri në fund të shpirtit,
nëse duhet, edhe errësirën do ta bëj dritë.

Nuk ka pranverë që ta ndalë dimri
aty ku foleja e vet është plot dashuri
Zemra s’lodhet kurrë në kërkim të diellit,
dhe për unin tim do bëhem vetë mrekulli.

S’të dhurohet as çasti po s’e deshe shumë,
si dhelpër, herë si djall, fati të lot.
Çarçafët e hekurosur do t’i thyej më në fund,
sërish me diell do jetë kjo e imja botë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT