Balanca përmes shpirtit
Mi kaloi kufinjtë e qiejve,
Përmes kumtit pashë ringjalljen,
E një shpirti tjetër që u rizgjua
Prej një të vdekure që veçse lëvizte
Ngadhnjimi ish i prekshëm
Përmes gëzimit kur të ndjente,
Dhe sapo lumturia prekte kulmin
Aty magjia prishej,
Nga mure të larta të frikës
Ku mosfalja e vetes më mbante duarlidhur.
