Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritPritja-Poezi nga Anisa Ismaili

Pritja-Poezi nga Anisa Ismaili

Sa e kam pritë rrezen e diellit ftyrës me m’ dremit.
Yllin n’ pëllëmbë të dorës me m’ra.
Hënën gjunjëve me m’ zbritë.

Kam pritë…
Unë…
Por…

Shkelmi yt m’ ka ra gjunjëve
Mohimi yt duarve,
Fjalët e mbrama fytyrës …

…e unë, ende pres një tjetër yll,
një tjetër rreze,
tjetër hanë.

Të pres ty!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT