Saturday, February 21, 2026
BallinaSportJuventusi interesohet për Gjimshitin, në garë edhe Roma dhe Milani

Juventusi interesohet për Gjimshitin, në garë edhe Roma dhe Milani

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është në listën e emrave që Juventusi po shqyrton për të përforcuar repartin e mbrojtjes në sezonin e ardhshëm, raportojnë mediet italiane.

Mbrojtësi 33-vjeçar pritet të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi ende nuk ka rinovuar kontratën me Atalantën, çka e bën atë një mundësi të favorshme në merkato.

Sipas raportimeve, eksperienca dhe fleksibiliteti taktik i Gjimshitit, i cili mund të luajë si në skemën me tre mbrojtës, ashtu edhe me katër, vlerësohen nga drejtuesit bardhezinj. Megjithatë, mosha e futbollistit mbetet një element që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Deri tani nuk ka sinjale konkrete për rinovimin e kontratës me klubin nga Bergamo, ndonëse Atalanta synon të mbajë në organikë një prej liderëve të skuadrës.

Përveç Juventusit, interes për mbrojtësin kuqezi kanë shfaqur edhe Roma dhe Milani, duke e bërë të hapur garën për shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.

Në këtë sezon, Gjimshiti ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar një gol në Kupën e Italisë./Rtk/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT