n’kohë tjera jem t’lemë, e n’kohë t’nryshme
se kem pas t’ditme, kohtë nuk rrijnë n’pritje
kur shterret dashnia, zdalin fjalë t’vyjshme
at’here s’ka udhë tjeter, ashtë koha per ikje
koha merë perpara, me vete krejt fjaltë
i pertrinë n’pritje, n’kujtime t’ksaj jete
lypim udhtë e reja, n’fate te yjtë naltë
t’marim sheje t’nalta, n’fate t’reja n’vete
n’fjalë e n’lutje t’mira, n’dashni t’hyjnume
janë lutjetë e tona, n’jetë jem lutë n’lumtni
janë fjaltë ma t’dashtne, n’dashni t’perjetume
ishin n’gzime t’jetes, t’lumne krejtë n’dashni
koha ska t’nalme, si erë shkon n’furi
i merë hiq pamshirë, fjaltë tona me vete
jeta pa dashni, ashtë si n’verë pa shi
n’dashni rrijnë kujtimet, janë kujtime jete
