Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Zvicër ku kanë humbur jetën 6 persona. Viktimat kanë ndërruar jete pasi një autobus në Coeur d’Alene u përfshi nga flakët. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë.
Videot e postuara paraqesin një automjet të përfshirë nga flakët dhe të shkatërruar plotësisht. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë Keystone-SDA se është ende shumë herët për të bërë ndonjë vlerësim në lidhje me shkaqet e zjarrit.
Një hetim është duke u zhvilluar, ndërsa dëshmitë flasin për një person që i vuri flakën vetes pasi derdhi lëng të ndezshëm mbi vete brenda autobusit.
Zona ku ndodhi incidenti është rrethuar nga autoritetet, ndërsa policia po u bën thirrje qytetarëve të mos i afrohen vendit të ngjarjes.
