Vargu artë të përcjell,
bashkë me ndjenjën e qëndisur,
për të lënë imazhe në kohë,
si nuse ëndrrash bukur stolisur.
Ti, mike e shpirtit tim,
herë puhizë, herë dallgë e trazuar,
më rrëmben larg në botë të brendshme,
ku dhimbjet treten, kujtime të zgjuara.
Në heshtje fjala merr frymë,
dhe zemra bëhet dritë e gjallë,
se çdo varg që lind nga brenda
është një ëndërr që s’shuhet kurrë.
E kështu fjala bëhet jetë,
një frymë që s’di të ndalet kurrë,
se shpirti flet përmes vargjeve,
dhe mbetet i gjallë në çdo stinë e në çdo gur.
