Kur dielli lind e drita çelet mbi ne,
Ti ngre kokën lart si mbret, por i pafe.
Mbi çdo stol luan rol, bën sikur je trim,
Por pas shpine fshihesh, n’çdo hap gjen dështim.
Ti nuk ke as besë, as nder, asnjë ideal,
Zvarritesh si hije, fare pa asnjë vlerë.
Zoti të ka dhënë jetë, por ti vetë je tretur,
Për një interes të çastit, ti je duke vdekur.
Përkulesh kur ulesh e rënkon kur ngrihesh,
E vërteta jote kudo n’çdo cep fshihet.
I bën lajka çdokujt sado pak që ka fuqi,
Nuk e sheh se po humbesh, po tretesh si qiri.
Kur fryn era e fortë, ti ikën bashkë me të,
Përkulesh si degë shelgu, pa rrënjë asnjëherë.
Dinjiteti yt është një hije që vdes,
Gjurmët e tua janë sall vetëm një fshesë.
