Thursday, April 16, 2026
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-QE MBRËMJE VJESHTE ATËHERË

Luan Sheshi-QE MBRËMJE VJESHTE ATËHERË

Qe mbrëmje Vjeshte atëherë,
tek Dielli paqëtonte…dypalët,
qe muzg i etur…derë më derë,
keq mekur…qenë edhe fjalët…

E gjethet e zverdhura heshtur,
fajtore mpiksur…nën lot vese,
ndrydh gjoksit ikja pa reshtur,
kërrusur…nën tinguj pendese…

Lëmsh-artit…ngatërruar vitet,
të njohjes, të ndarjes…sa larg,
asgjë për kujtimet…më s’flitet,
dy zogj arratisur..mbi një varg…

Qe mbrëmje Vjeshte atëherë,
tek makthi, dyzimi…na kaploi,
qe muzg i etur…derë më derë,
shurdh-natësh…pritja shteroi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT