Saturday, April 18, 2026
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci-GJUHA E GURIT

Hamit Majkovci-GJUHA E GURIT

Kohët e lanë të vetmuar
ai s’humbi asgjë
u dha kuptim ikjeve
të gjitha udhët e jetës
takohen në të

Sa kujtimet i mbanë ky gur
sa vargje të poezisë
janë shkruar aty
asgjë s’humbi përgjatë ikjes
koha i ruan hijet e mbetura

Era e përgjëron shpirtin e krijuesit
që rrezon dritë
në jetë i kthen
dhe lulet e venitura

Gjuha e gurit
ruan udhën e ikjes
kallëdremeve si relike
gjurmët flasin
për plagën e vetmisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT