Wednesday, April 22, 2026
BallinaVitrina e libritShkurte Berisha-MASKA E HIPOKRIZISË

Shkurte Berisha-MASKA E HIPOKRIZISË

Sa herë shpirti qan e unë duhet të qesh
Para pasqyrës,maskën e hipokrizisë vesh
Buzëqeshje fallco vendos në fytyrë
Si me komandë ,ngurtësoj çdo gjymtyrë.

Maska bukur rri dhe ëmbël përshëndet
Mundohet t’mos tregojë gjëndjen e vërtet’
Sytë shkëlqejnë si dritë,errësira brënda fle
Fjalët rrjedhin mjaltë,shpirti hesht e s’ndje’.

Në darkë maskën heq dhe e laj fytyrën
Nga marazi i shpirtit e pështyj pasqyrën
Ajo faj nuk ka ,por e shfryj unë mllefin
Mundohemi të gjithëve t’ua bëjmë qejfin.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT