Katër xhiro para fundit, Bayerni e ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë në futboll.
Gjiganti bavarez fitoi 4:2 ndaj Stuttgartit, të dielën në kuadër të xhiros së 30-të. Katër xhiro para fundit, Bayern Munichu i ka plot 15 pikë më shumë se përcjellësi i parë,
Për Bayernin është titulli i 35-të në histori. Është bindshëm klubi më i suksesshëm në Gjermani.
Titullin e fitoi për herë të dytë rresht. Para se Bayer Leverkuseni t’ia ndalte serinë në vitin 2024, Bayerni i kishte plot 11 tituj rresht.
E udhëhequr mjeshtërisht nga Vincent Kompanyu, skuadra bavareze ka dominuar plotësisht në Bundesligë. Për më tepër po vlerësohet me gjasa të mëdha edhe për sukses në Champions. Në gjysmëfinale do të përballet me Paris Saint-Germainin. Ndërkohë është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet me Bayer Leverkusenin.
Raphael Guerreiro, Nicolas Jackson, Alphonso Davies dhe Harry Kane shënuan golat në fitoren e së dielës ndaj Stuttgartit. Chris Fuhrich dhe Chema Andres shënuan për Stuttgartin
