Dikush ma vodhi këngën
Ma kafshoi Atdheun si qen
Ma shau nënēn
Shiftar më quajti në timin vend.
Pëllumbat m’ i vrau në gjumë
Shtëpinë ma dogji në fushë
Grunajat m’ i dogji në katund
Librat m’i hodhi në prush.
Rrënjët e fjalës m’i shkuli
Gjuhën me egjra ma mbushi
Thika në trupin tim nguli
Sharaxhi më quajti.
Po kot e kishte ardhacaku
Këngët mbinë në çdo gurë
Kudo çelën lule zambaku
Arbëria valoi flamur.
