Dashuria është frikacake.
Të afrohet me zë të ulët,
si një pëshpërimë që humbet në heshtje,
dhe ti nuk arrin ta dëgjosh.
Pastaj të thërret me jehonë,
zgjon gjithë qenien tënde,
e ti rend drejt saj me zemër të hapur…
Por ajo, sapo e prek me shpirt,
largohet e trazuar,
si era që s’mbahet në duar.
