Wednesday, April 22, 2026
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Zjarr i madh!

Meri Bo-Zjarr i madh!

Do të ngjitem në mal me këmbë të përgjakura
Në lumin plot dallgë do notoj
Dhe nëse nuk kthehem, nuk dua të mërzitesh
Me engjëjt në qiell, do fluturoj.

Me dorë do ti prek, gjithë retë endacake
Prej tyre të hedh shi mbi tokë
Nëse më lodh rruga dhe krahët s’më binden
Do të marr në shpinë, ndonjë zog.

Në tokë do të kthehem, kur nata të bjerë
Dhe terri gjithçka të mbulojë
E shndërruar në hije, me vel të mistertë
T’iu them që unë, si yll egzistoj

Por mos më kërko të të them gjithçka ndjej
Për lidhjen që egziston midis nesh
Nëse më kërkon, brenda vetes do më gjesh
Tek digjem nga zjarre rrufesh!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT