Thursday, April 23, 2026
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-LIQENET E SHPIRTIT

Bekim Blaku-LIQENET E SHPIRTIT

Liqenet e shpirtit tim
Janë të thella
Të heshtura
Të pafund
Dhe pa kufi

Asnjë nimfë s’i prek ujërat e tyre
Asnjë dritë s’i zgjon

Por ti
Vetëm ti
Zhytesh ngadalë
Dhe lë gjurmë në thellësitë
Që askush s’i sheh
Përpos meje

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT