Saturday, April 25, 2026
BallinaVitrina e libritRIFAT ISMAILI-PAQJA QË NUK VJEN

RIFAT ISMAILI-PAQJA QË NUK VJEN

Paqe, duam paqe.
Shumë njerëz flasin për paqe,
por në skutat më të errëta të mendjes
fshehin instinktin e vrasjes.
I ke kudo, me pankarta e flamuj të bardhë,
ndërtues shoqatash e fondacionesh,
ujq të kthyer në dhi, si në përrallë,
lyer me miell të bardhë.
Paqja nuk është te flamujt.
Paqen ta nxjerrin jashtë sytë,
si dritë e lebyrtë,
si një zambak që çel në agim.
Kemi plot paqekërkues,
njerëz që betohen për mirësi,
por gjithnjë jemi në luftë,
vriten nëna e fëmijë.
Paqja është iluzion?
Edhe Noe, po të mbetej gjallë,
s’do ta ndërtonte më
barkën e shpëtimit.
Mos u bëmë më të mirë?
Ia dolëm të shtypim instinktet?
Paqe, paqe, paqe… ndërkohë bombat
bien mbi kokat e fëmijëve në Palestinë,
si kokrra mollësh të helmuara.
Bien në ujëra e lumenj, shuhen,
bien në ara, dhe nuk çelin më lulekuqet…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT