Këpucët e tua, baba, ato të vjetrat,
sepse të reja s’mund t’i blije dot!
Ato, që me vargje i mbushën letrat,
prej pluhuri mbuluar, fshiva ato sot.
M’u bë se ato filluan të më shihnin,
e gëzimit u çelën e vitesh, për çudi…
Heshtën, por shtëpinë ato e njihnin,
ndonëse kohë larguar, je baba edhe ti.
Si në pasqyrë portreti një çast mbeti,
llustrës së zbehtë me pluhur mbuluar,
mbushur me mall këpucët e tim eti,
përdore kur ecnim duke kënduar.
Këpucët e tua, baba, ato të vjetrat…
në disa vende grisur, arnuar e ngjitur,
vitesh e me mall të priten ato të urtat,
fund shkallëve, baba, duke zbritur.
