BallinaVitrina e libritKol Kodra-NË QYTETIN E NJË POETIT

Kol Kodra-NË QYTETIN E NJË POETIT

Muzg, në qytetin e Ndoc Gjetjës!
Mu fanit Poeti, me leshëra faqës!
Teksa pikonte ujë sqep i çezmes
E çokthi bënte- çak, buzë natës!

Amull vante lumi përmes qytetit
Tek lëviste ligustrat tramontana,
Si udhëve dikur, flokët e Poetit…
Sot, instrumente dhe kambana!

Dhe ika menduar disi trotuaresh
Poeti, se si më vinte ndërmend!
Si grep dukej hëna, mes malesh,
Mua, hënë e mbushur- ky vend!

Udhën vijova mes dritash, si yje
Matanë urës, trafik, sinjal e bori,
Rotontos qytetit ishin bërë nyje!
Me boritë që s’reshnin- simfoni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT