BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-E HUAJ

Brixhilda Dede-E HUAJ

E huaj këtu, e huaj aty,..
Koha, burg pa mure e pa roje më shtrëngon si hekuri.
Hija duke mos gjetur trupin, endet korridoreve, trokitur në dyer kujtimesh.

Plagët kam filluar ti mat me heshtjen.
Ka plagë që zgjohen natën,
ku zemra bëhet kishë e djegur e kambanat bien për humbjen.
E dënuar në përjetësi, filloj të numëroj frymë, si i burgosuri ditët.

Plagët nuk të vrasin menjëherë, të mësojnë ngadalë dhimbjen.
Vitet në kurbet ulërijnë nën kthetrat e vetëdijes.
Ndërsa përpiqem të bërtas për shpëtim shpirti,
Kuptoj se kam mbetur një gjysmë, pa zë.
Koha, mi ka ngrënë fjalët!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT