BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Më fal,o Nënë..

Rubjana Nika-Më fal,o Nënë..

Më fal, o nënë që s’të desha
më shumë,
vargje çdo ditë nuk këndova
për ty,
më fal që më pe fytyrëmrrolur
e lotin e brishtë ma pe në sy.

Më fal ,o nënë që mi dite hallet,
e thinjat t’i shtova pa dëshirë,
më fal që zemra t’u lëndua
nga dhimbja,
kur sëmundja mbi mua kishte
mbirë.

Më fal në fjalën dysh ta bëra,
e shpirtin e brishtë,
ta lëndova pa hir,
më fal në kohën s’e ndava si duhet,
tani dita e nata ikin,bëhen fir.

Më fal që fjalët s’t’i thashë
në sy,
por vargje i thura
nga shpirti i ndjeshëm,
më fal që fjalë të mëdha
nuk thashë,
të thjeshtat janë pjesë
e shpirtit,e jetës.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT