U plandosën maleve dhe retë e fundit,
breda meje gatuhen ylberë perëndimi,
në blu të kthellët u kthyen qiejt e prillit,
me dallandyshet nis shtegëton mendimi.
Se pranvera nostalgji më ndez në shpirt,
ejten ta shuaj në ujët e ftohtë të burimit,
ca rrugë të pashkelura ti marr pa gdhirë,
staneve të zbuloj prushin e mbetur prej dimrit.
Anës Vjosës të ndjekim rrjedhën së bashku,
ti flas ëmbëlsisht, ashtu si flas me ty shtruar,
je kaloresja më rrallë, që mbretëron këto anë,
te vdekurit i jep jetë, i ndez qirinë e sapo shuar.
Avionët me zhurmë nisin të shpojnë qiellin,
ndërsa duart presin të prekin supet e vetmisë,
rënduar me mallin e pritjes kushedi nga vinë,
eh ky muaj stacionesh, dashuria pret dashurinë.
