Eja muzë dhe më ndihmo
Dua ca vargje ti bëj këngê
T’ia dërgoj një zëmre tjetër
Që n’zemrën time ka bêrë vënd.
Dua t’ia nisë pa ikur hëna
Ende gjumi pa i dalë
Ti futen në mesë të ëndrrës
Dhe me ‘to le të shuaj mallë.
Syt dhe vetullat e saj
I ngjajnë yllit, i ngjajnë hënës
Buzëqeshja mbirë në buzë
Shpirti i saj thesar i këngës.
Fjalë e saj si hoje blete
Mbushur me mjaltin ilaç
Kultur e saj të bënë për vete
Ta kesh mike ,je me fat
