BallinaVitrina e libritMajlinda Pajaj-Nëna të pret

Majlinda Pajaj-Nëna të pret

Qëndron vetëm në katër mure,
eh moj nënë, malli të than,
puth djepin që s’e tund më,
lotët derdhen karvan.

Pret te pragu i derës heshtur,
filxhani në dorë i dridhet,
zemra e nënës është tretur,
ora n’kujtime i ngjitet.

Dhe kur shtron e mjera tryezën,
flet me vete si fëmi,
eh, kjo bukë si gjemb më tretet,
plaket shpirti n’vetmi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT