BallinaLajmeKrimi në Mitrovicë: I dyshuari sulmoi dy vëllezër, viktimën e goditi me...

Krimi në Mitrovicë: I dyshuari sulmoi dy vëllezër, viktimën e goditi me thikë në fyt

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku një 37-vjeçar mbeti i vdekur nga therja me thikë.

I dyshuari, sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, përpos që ka privuar nga jeta 37-vjeçarin, dyshohet se ka plagosur me thikë edhe vëllanë e viktimës.

Bazuar në njoftim, viktima ka pësuar plagë në fyt, dhe si pasojë nuk ka mundur të iu përballojë lëndimeve dhe ka humbur jetën.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT