Lotët e saj lagën tokën
Perdja e syve i kuqëlonte
E krypa e lotit
Syt ja shkrumonte!
Lotët e saj si gurra gurgullonin
Kenga e shpendit të natës
Ja prishte gjemimin
E brengës!
Lotët e saj shpërlanin,varret e shpirtit
Jeta e saj shkonte si bjerrë
Sikur dheu ndër këmbë ishte kalbur
E vetme, lante lotin si e mjerë!
