BallinaVitrina e libritKlara Shehu-Grua e dashuruar

Klara Shehu-Grua e dashuruar

Kur nata bie mbi sokak.
Pas dritares nuk pret gjatë.
Vështron hëna me merak.
Pranë i vjen në mesnatë.

Si në ëndërr mbyll sytë.
Hëna dritën nis pikon.
Me rrezet e saj të argjentë.
Plot dashuri e përqafon.

Shpirti i dashuruar shkëlqen.
Nga rrebeshi pranverorë.
Me shumë ngjyra nis e end.
Trupin e saj si një kurorë.

Përqafuar dhe pa zhurmë.
Dashuria nis lodron.
Derdhen puthjet porsi lumë.
Dhe pushojnë kur agon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT