BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Unë jam kafeja me kajmak

Arjana Fetahu Gaba-Unë jam kafeja me kajmak

Kur do të thuash “jam e bukur”,
Do të të them “mos ki merak”,
Ti ma thuaj pa t’u lutur,
Unë jam kafeja me kajmak.

Kur do më thuash sa më do,
Do të ta them “mos ki merak”,
Sytë lart qiellit mos i ço,
Më shiko kur digjem flakë.

Kur do të më thuash “të kam jetë”,
Hiqe tani atë merak,
Unë e dashur s’fle i qetë,
Shpirti im për ty është pak.

Flakë që digjet e s’bën tym,
Prisja fjalën tënde sot,
Më jep jetë e më jep frymë,
Dashurinë nuk ta fsheh dot.

Ndaj mos rri e mos mendo,
Kur më ke përballë në sy,
Zemra m’rreh e thotë “të do”,
Shtatë pranvera janë për ty
.
Unë e di që më do shumë,
Të t’ngacmoj e kam merak,
Bëhem zjarri përmbi lumë,
Që ndez shpirtin pak e pak

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT