BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-DRITA E NJERËZVE ME VLERA

Fatime Kalimashi-DRITA E NJERËZVE ME VLERA

Sa më shumë takoj njerëz me vlera,
aq më shumë e kuptoj sa e gjatë është rruga drejt vetes.
Ka fytyra që nuk flasin shumë,
por të lënë mendime që s’të ndahen.

Disa njerëz nuk vijnë rastësisht,
ata sjellin një dritë që të zgjon.
Të kujtojnë çfarë ke humbur në heshtje,
dhe çfarë duhet të ruash me çdo kusht.

Sa më shumë njoh zemra të mëdha,
aq më pak kërkoj të dukem,
dhe aq më shumë dua të jem
më e vërtetë, më e thellë, më pranë vetes.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT