BallinaVitrina e libritDrita Rubjeka Zeneli-Bozhuret e Kufirit

Drita Rubjeka Zeneli-Bozhuret e Kufirit

Çfarë je ti e bozhurtë,
Që mbin e rritesh ndaj gjembash,
Çdo çelje e jotja është poezi e këngë,
Simbol që frymëzon shpresa,

Çfarë je ti e kuqja e gjaktë,
Që në kufirin e gardhit shumëzohesh,
Simbiozë qëndrese me një shqiponjë,
Në kthinat e metalta të kujtesës,

Çfarë je ti, e flakta çelur mbi kufijtë e dhimbjes,
Mbi plagët e kohës, arkivë e heshtur historie,
Flakadan që s’e shuajnë stuhitë,
Dëshmia e brishtë e lirisë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT