BallinaSportMuriqi do t’i bashkohet Fenerbahçes pas pushimeve në Kosovë

Muriqi do t’i bashkohet Fenerbahçes pas pushimeve në Kosovë

Sulmuesi Vedat Muriqi do t’i kalojë disa ditë pushimi në Kosovë e më pas do t’i bashkohet Fenerbahçes. 

Mediumet turke të dielën kanë shkruar se Muriqi ka shfrytëzuar aeroportin e Stambollit për të udhëtuar drejt Kosovës. Në Stamboll do të kthehet pasi t’i përfundojë pushimet në vendlindje.

“Një fotografi e yllit kosovar, e bërë në aeroportin ‘Sabiha Gokçen’, shkaktoi entuziazëm. Megjithatë, u bë e ditur se sulmuesi përdori Stambollin si transit gjatë udhëtimit për në vendin e tij, Kosovë”, shkruan “Sabah”.

Gazeta turke ka shkruar se Muriqi do të transferohet për 15 milionë euro te Feneri

Me gjigantin turk pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT