Ishte një oshëtimë në vesh që vinte si gjëmim i largët, një zhurmë e thellë që gërryente një gërmadhë nga brenda.
=Zilja e derës ra, brenda hyri me vërtik punëtori që ishte lajmëruar për riparuarimin e murit të lagësht.
Afërdita që prej një jave mbytej nga një kollë e thatë pas disa minutash me mirësjellje i kërkoi të largohej për pak kohë, shkuar në farmaci.
Pasi u kthye ashtu e qeshur dhe e sinqertë, ishte një veprim që po bluante në mendje, ai që e shty të hapë sirtarin ku ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.
Hapi sirtarin, shtriu pëllëmbë poshtë librave, por për habi asgjë.
Më pas, zbrazi sirtarin kontrolluar librat një nga një e faqe më faqe.
Kuptoi se diçka nuk shkonte.
Menjëherë mendja i shkoi te kamerat që shihnin atë kënd të errët të dhomës.
Por fatkeqësisht, atë ditë nuk funksiononin, priza që i lidhte ishte dëmtuar.
Faktet, tashmë mungonin.
E vërteta ju duk e paarritshme, si një pasqyrë e ftohtë që nuk zbukuron.
Punëtori u largua përshëndetur me një buzëqeshje të shitur.
Tablo e pangjyrë ju shfaq para syve, por nuk u tërhoq, e vërteta nuk ka frikë, ajo thuhet në sy.
Reagimi erdhi i habitshëm nga pala e kundërt, befasues.
Gënjeshtra doli si një ikonë e sjellë nga piktor i talentuar ku para sysh ngriheshin dritare në mure të verbër.
Gjithçka ju erdhi si një kolltuk i rehatshëm ku ndërgjegjia fle pa u shqetësuar.
Por, të afërmit, ata që priteshin të mbështesnin u kundërvunë sapo e vërteta i nxori prej rehatit ku ndodheshin, përdrejt përgjegjësisë.
Nuk prish punë që grabitën, ne nuk pamë asgjë, u dëgjua një zë i hollë në të thyeshëm.
E rëndësishme ishte të mbyllnim sy brenda këtij fakti sa të mbaronin objektin, duhet të pajtoheshim me veprimet e tyre.
Para syve të Afërditës, një ndjesi si të ndodhesh brenda një lumi me dallgë ku llumi çohet lart dhe turbullira bën të mos dallohosh më ujin nga balta dhe guri në fund të lumit të duket fajtor për faktin se nuk shihet.
Po përse e vërteta është kaq e vështirë për tu kuptuar e besuar!
Ndër mend i erdhi si dritë shprehja e psikologes;
“E vërteta ka një cilësi që mashtrimi nuk mund ta zotërojë kurrë,” Durimin.”
Ai, nuk fiton menjëherë, qëndron në heshtje si një yll që ndriçon edhe kur mbulohet nga retë.
Ndoshta, mashtrimi bëhet vërtetësi kur përsëritet shpesh sa tingulli i tij zë vëndin e kuptimit.
Por jehona nuk mund të zëvendësojë zërin, sepse ç’ do iluzion kërkon errësirë për të jetuar.
E vërteta nuk kërkon të bindë për praninë, ajo mjaftohet nga ekzistenca.
=Mbështetur kokën kasës së dritares, vështronte tej horizontit.
Dielli, përsëri i zjarrtë, me atë buzëqeshje që djeg kashtën me erën e parë të ndërgjegjes.
