BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Pa ajër

Margarita Llapushi Zeneli-Pa ajër

Pa ty s’kam ajër,
gjoksi më mbytet në heshtje.

Fjalët e tua mungojnë si oksigjen,
çdo kujtim yt dridhet
si diell pa qiell.

Muret e dhomës më afrohen,
si zemra
që s’di ku të ngrohet.

Mungesa jote
është era që nuk fryn,
një flutur
e palëvizur në cep të kohës.

Dhe unë marr frymë bosh,
çdo frymë është mungesë,
sepse dashuria jote
është ajri
që më mban gjallë..,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT