BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Dhimbja dhe gëzimi

Silvana Cekici Rodi-Dhimbja dhe gëzimi

Dhimbja dhe gëzimi pranë njëri-tjetrit rrinë.
sa një cipë e hollë qepe mes tyre i ndan.
Nga dhimbja loti rrjedh pa zë me pshertëtimë.
Dhe gëzimi syrin me lot e mbush ngadalë.

Njëri të rëndon, tjetri të ngre si shqiponjë,
Të dy te shpirti trokasin si miq të vjetër.
Jeta i thur gërshet e në një udhë I bashkon,
Si lisi përqafohet me pjergullën e pjekur.

Kur vjen dhimbja, mëson forcën e vërtetë të mallit
kur gëzimi vjen, ndez dritën që mund errësirë.
E loti bëhët gjuhë zemre që i ngjan kristalit
qoftë nga hidhërimi, qoftë kur prek lumturinë.

Të dyja na shoqërojnë në hapat që hedhim çdo ditë.
Si ai ushtari që nxiton në të tjera beteja
E ti që në tryezë ke provuar dhimbje e gëzim
Thur monologje që përcillen në mijëra skena.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT