Askush nuk të sheh
ashtu si unë
Të shoh përsosmërinë
në papërsosshmërinë e njeriut
dhe po, ti je njeriu që unë dua
dhe kjo mjafton.
Kur retina ime
me pasqyra dashurie
takon qënien tënde që më mahnit
t’a ndjej gjakun
kah rrjedh damarëve,
zemrën që rreh çregullt
nën vështrimin tim
dhe po, ti je i magjishëm,
e unë e magjepsur
nga magjia e shikimit tim
që hodha në ty…
