Ca kohë më humbi frymëzimi,
ma vranë njerëz pa fare e fe.
Ndoshta më mbyti dëshpërimi,
Në qiell të hapur ra rrufé.
Me fjalë e gjeste më helmuan,
më hodhën mbi qelqe të thyer.
Zili, mëri, i mpleksen bashkë,
më mllëf më mbyllen plot dyer.
Pse e luftojnë ndershmërinë?!
Të drejtin pse e ngasin?!
Pse dashurojnë dyfytyrësinë?!
Të keqen në prehër ta plasin?!
Por koha sec rrjedh miq të mirë,
Largon e pastron çdo figurë.
I shkul me rrënjë fidane të pështirë,
që fjalën MIK, s’e merituan kurrë.
Me gishta të dorës numëroj
një grusht me MIQ të vërtetë.
Ata më bëjnë të shpresoj,
Në besë edhe në jetë…
