Në tabllon e fundit,piktori harroj sytë
i bëri dritare me pamje nga TI
e ngjyrat në paletë u ngatrruan
u bënë plagë fjalësh me gjuhë kobi
varur djegësh të thyera
T’a kujton artin e shpellave
e lumin e bardhë mes fushave
Eh!
Kush i beson vrapit,nxiton
Kush i beson diellit-ndriçon!
Hijet boshatisen gjumin
muaren udhë pa emër
Ecin si nëpër teh shpate
Kërkojnë njerëz nëpër orbitë.
Për dy fjalë burrash i mori malli.
Në tabllon e dytë,piktori harroj dorën
Eh!
Kush i beson hijës mbetët pa dritë
Kush i beson fjalës ,mbetët në shpresë.
Kërkuam gjurmë në fytyrë dielli
I gjetëm në pllaka guri
Mbështjellë me lavdi kat- kat
Si n’pikturë të bërë pa duarë
Me ëndrra t’ngjyrosura mbi mal
Panelin e lash peng
Simfoni t’a bëni -poezi.
Kur mbaroj piktura,dola nga ëndrra
U bëra PALETË NGJYRASH
U shndërrova në gur kripe .!
