BallinaVitrina e libritSylejman Qyqalla-PRISHTINË

Sylejman Qyqalla-PRISHTINË

A e mban mend,e shenjta ime, Prishtinë…
A po i sheh këto fidane, që u bënë lisa?
Çdo fletë,çdo degë…ty të kanë si perëndinë
Të të ngrohë dielli…për ty u bënë plisa.

A e mban mend,e shenjta ime,Prishtinë
Sa shumë gjarpërinj t’u sulën të të hanë?
Po…kush mund të të merrte ty dashurinë
Me bijtë e tu sokola… e me nënën në Tiranë!

A e mban mend,o kënga ime pa mbarim
Dedë Gjo Lulin e Hasan Prishtinën, me shokë?
Çdo gur yti ka nga një flamur e nga një rrëfim
Je qiell perëndie…gjak e diell,o imja tokë!

A e mban mend…ti ma lëmoje flokun
Më flladitje zemrën…”bir,vetëm mos më lër!”
Djem e vasha…robërisë ia shuan trokun…
Pranverën ta sollën si lule…veç me maliher!

A e mban mend…të madhën tonë besë?
“Është toka jonë…që nga Nishi në Prevezë!”

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT