Thonë: “Mjaft.”
Sikur skena të kishte një radhë
për rolet që luan njeriu,
dhe ti e ke mbyllur aktin tënd.
Ti e di se mundesh.
Ti e di se je më e mirë se ata që ulen në fron,
por prap dera nuk hapet.
Çelësi rrotullohet nga brenda,
dhe dikush qesh në heshtje.
Rrugët e karrierës,
kthehen në korridore pa dalje.
Çdo trokitje rikthehet si jehonë,
që të thotë: Aaaa, ti jo.
Aftësia jote, rri ulur në një karrige bosh,
duke pritur thirrjen, që s’vjen kurrë.
Diku brenda teje,
një zë pëshpërit: mos u dorëzo.
Por lodhja është si deti natën
pa breg, pa dritë,
vetëm valë që të rikthejnë
në të njëjtin vend.
A ka fund ky “mjaft”?
Apo është vetëm një burg,
ku dera është e hapur,
por këmbët s’të çojnë askund.
